ALL STAR

REUTERS/Adam Hunger
Mund të mbetet pa All-Star
14 February, 2013 @16:12
Carmelo Anthoy me anë të votimeve, është zgjedhur në pesëshen e parë në skuadrën e Lindjes, por për shkak të lëndimit është e dyshimtë paraqitja e tij në All Star.
Në ndeshjen kundër Toronto Raptors, gjatë duelit me lojtarin DeMar Derozan, e kishte lënduar dorën e djathë dhe më vonë ishte vërejtur se ishte një goditje serioze për Carmelon.
Ndërsa në lidhje me lëndimin, duke e përshkruar dhimbjen që e përjetoi, Melo tha: “Pas goditjes, u ndjeva sikurse e humba gjithë krahun.”
Këtë stinor ai është duke lujtur me mesatare prej 28,6 pikëve, 6,5 kërcimeve dhe 2,7 asitimeve për ndeshje dhe është në mesin e kandidatëve për tu shpallur MVP.