NBA

20 ndeshje dënim për Hidon
13 February, 2013 @23:34
Në ndeshjen e parë të stinorit, Hido e theu dorën dhe një kohë të gjatë ishte larg parketëve. Gjatë testeve mjekësore, kanë vërejtur se Hidayeti kishte përdorur methenolone ( substancë të ndaluar). Borozani.com
Komiteti anti-doping në NBA, për Turkoglun caktoi 20 ndeshje moslojë, dënimi do t’ia nisë sonte me ndeshjen kundër Atlanta Hawksit. Ai gjatë kësaj periudhe, nuk do të marrë pagë, që i shkon rreth 3 milionë dollarë.
Hido për këtë rast deklaroi se, gjatë verës ai e kishte lënduar krahun, dhe kishte marrë një substancë nga trajneri: “Nuk kam ditur se kjo substancë është e ndaluar dhe para se ta përdori këtë, nuk e kam kontrolluar. E tërë përgjegjësia është e imja për përdorjen e kësaj substanceje. Ky është plotësisht faji im, kërkoj falje nga skuadra e Orlando-së, nga tërë liga e NBA-së, gjithashtu edhe nga tifozët e skuadrës sime, më vjen shumë keq për këtë,” përfundoi lojtari i pikëlluar.
Hidayet Turkoglu, me këtë është bërë lojtari i tetë në historinë e NBA-së, që ka përdorur substancë të ndaluar.
Lista e lojtarëve që janë dënuar nga NBA të cilët kanë përdorur substanca të ndaluara:
1 | OJ Mayo | 10 lojë (2011) | ||
2 | Darius Miles | 10 lojë (2008) | ||
3 | Rashard Lewis | 10 lojë (2009) | ||
4 | Lindsey Hunter | 10 lojë (2007) | ||
5 | Somaila Samake | 5 lojë (2002) | ||
6 | Matt Geiger | 2 lojë (2001) | ||
7 | Don MacLean | 5 lojë (2000) |