NBA

REUTERS
Luftën e fitoi Bostoni
11 February, 2013 @15:53
Të dyja skuadra ishin në formë shumë të mirë. Denver Nuggets erdhi në TD Garden me një seri prej nëntë fitoreve, ndërsa Boston Celtics, pas lëndimit të Rajon Rondos ende nuk e shijoi humbjen, duke shkuar në seri prej 6 fitoreve radhazi.
Keltët fitoren e shtatë me radhë arritën pas tre vazhdimeve duke fituar me rezultat 118-114, me ç‘rast ia përfunduan edhe serinë pozitive të Denver Nuggetsit.
Të gjithë menduan se ndeshja do të luhej deri në mëngjez, por me ndihmën e Paul Pierce, i cili arriti të realizoj triple-double me 27 pikë, 14 kërcime dhe 14 asisitme, e regjistruan fitoren e radhës.
Në anën tjetër Ty Lawson luajti me 29 pikë e nëntë asistime.
Bostoni ka bilancë prej 27 fitoreve e 23 humbjeve në Konferencën Lindore, ndërsa Denver Nuggets e humbi pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore, me 33 fitore e 19 humbje.