ALL STARS

Caktohen ngulitësit në All Star
8 February, 2013 @2:21
Pjesa më emocionuese e All Starit, janë pa dyshim “ngulitjet”. Sivjet NBA ka bërë disa ndryshime në lidhje me formatin e kësaj gare. Gjashtë lojtarë do të konkurrojnë në këtë garë, ku do të përfaqësojnë Lindjen dhe Perëndimin.
Më i miri nga tre lojtarë të Lindjes do të përballet në raundin e dytë me më të mirin nga tre lojtarët e Perëndimit.
Fituesi i vitit të kaluar Jeremy Evans do të garojë përsëri, por do të ketë shumë vështirë kundër Gerald Greenit e James White-it, që kërcejnë jashtëzakonisht shumë dhe janë favoritët kryesorë për të fituar garën.
Më poshtë shihni listën e ngulitësve të Lindjes dhe Perëndimit.
EAST TEAM
1 | Gerald Green | Indiana Pacers | ||
2 | James White | New York Knicks | ||
3 | Terrence Ross | Toronto Raptors |
WEST TEAM
1 | Jeremy Evans | Utah Jazz | ||
2 | Eric Bledsoe | Los Angeles Clippers | ||
3 | Kenneth Faried | Denver Nuggets |