Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Spoelstra, Popovich në All-Star

REUTERS/Jim Urquhart

Spoelstra, Popovich në All-Star


4 February, 2013 @13:04

U caktuan edhe trajnerët të cilët do të udhëheqin skuadrat e tyre në All-Star. Në skuadrën e Lindjes do të jetë trajneri Erik Spoelstra, i cili me Miamin arriti bilancin prej 30 fitoreve e 14 humbjeve.

Ndërsa në Perëndim, në krye të skuadrës do të jetë Gregg Popovich, skuadra e të cilit ka më së shumti fitore, 38 dhe më së pakti humbje, 11 sosh. 

Trajneri i suksesshëm, Popovich, për herë të tretë do të merr pjesë në këtë ngjarje vjetore të NBA-së.

All-Stari do të mbahet prej datës 15 deri 17 shkurt në Toyota Center të Houstonit.


 
Të gjitha lajmet nga NBA