NBA

REUTERS/Mike Stone
Spurs shkel Bobcatsin
31 January, 2013 @8:48
Trajneri i San Antonio Spurs, Greg Popovich, u kthye gati një muaj pas sëmundjes, mirëpo ekipi i tij nuk ka prishur serinë e fitoreve përkundër mungesës edhe të lojtarit më të mirë të tyre, Tim Duncan.
Tony Parker mbushi zbrazëtirat sot duke shënuar 22 pikë dhe regjistruar 7 asistime, ndërsa Kawhi Leonard shtoi 18 pikë të tjera në fitoren e radhës të San Antonios.
San Antonio fitoren e nëntë me radhë e shënoi me reuzultat 102-78, duke lënë ekipin e Charlotte Bobcats pa shpresa qysh në pjesën e dytë të ndeshjes.
Spurs tash kanë bilanc prej 37 fitoreve dhe 11 humbjeve, derisa në parketin e tyre kanë bilanc mahnitës prej 21 fitoresh dhe vetëm 2 humbjesh.