PEJA

Garnett largohet nga Peja
31 January, 2013 @0:08
Christopher Garnett është larguar nga skuadra e Pejës ende pa e veshur as njëherë fanellën verdhezi.
Sipas një komunikate të lëshuar nga klubi pejan, Garnett është larguar për shkak të problemeve shëndetësore dhe mos ambientimit në të ftoftin që po mbretëron tek palestrat në Kosovë.
Garnett ka qenë përforcimi i parë i Pejës në janar, mirëpo aventura e tij në Kosovë përfundoi shpejtë, ndërsa zyrtarët e klubit kanë filluar të punojnë për të sjellur një tjetër lojtarë në vend të qendrës 211 centimetërshe.
Përgatitjet vazhdojnë në Ulqin
Ekipi i Pejës të enjtën më 31 janar do të udhëtojë në Ulqin për fazën tjetër të përgatitjeve dhe për të qenë sa më e gatshme në fillimin e stinorit pranveror, ku edhe do t’i zhvillojnë disa ndeshje miqësore me skuadra malaziase.