U-18

Kosova mposht Malin e Zi
30 January, 2013 @21:27
Përfaqësuesja e Kosovës U-18 ka arritur të shënojë fitore ndaj asaj të Malit të Zi në ndeshjen e zhvilluar sonte në Tivar të Malit të Zi.
Përfaqësuesja jonë ka arritur fitore me rezultat 77-62 duke qenë bindës ndaj fqinjëve perëndimor. Ndërsa trajneri i përfaqësueses, Albert Sylejmani, ka njoftuar përmes llogarisë personale në rrjete sociale se i ka dhënë rastin të gjithë basketbollistëve tanë në ndeshje.
Kjo ka qenë ndeshja e parë miqësore që përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të zhvillojë në vitin 2013.