ASIST

Trajneri i cili e realizoi asistin, Vetra Gundars / Foto: Romāns Kokšarovs, Sporta Avīze
Asisti i vitit nga trajneri!
28 January, 2013 @18:07
Në ndeshjen ndërmjet skuadrave ruse, Unics Kazan dhe Spartak Primorie, të luajtur më 26 janar në kuadër të ligës ruse, do të mbahet mend një kohë të gjatë, për shkak të një akcioni nga skuadra mysafire Spartak. Ndërsa rolin kryesor në këtë akcion e kishte trajneri i skuadrës, Vetra Gundars.
Në të vërtetë Gundars gjatë akcioni të skuadrës së tij, e pranoi topin nga pasimi i gabuar i basketbollistit Troy Gillenwater, ndërsa pa menduar dy herë asistoi te një basketbollist tjetër, i cili edhe shënoi për tre pikë.
Për më shumë, shikoni videon…