Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CELTICS

Përfundon stinori për Rondon!

REUTERS/Bryan Snyder

Përfundon stinori për Rondon!


28 January, 2013 @9:19

Humbja e Rajon Rondos, koshashënuesit të tretë të ekipit si dhe liderit në vjedhje të topave dhe asistime, do jetë hendikep i madh për Boston Celtics, deri në fund të stinorit. 

Boston Celtics po lufton për një vend në play-off, ndërsa me lëndimin e rëndë të Rondos, kjo punë do të vështirësohet edhe më. Organizatori ka 13.7 pikë për ndeshje, 11 asistime dhe 1.8 vjedhje topi si mesatare të stinorit dhe nuk luajti fare në fitoren e madhë të mbrëmshme ndaj Miami Heat. 

Skuadra e keltëve ende nuk e ka caktuar datën e operimit, derisa me bilanc prej 21 fitoreve dhe 23 humbjeve gjinden në pozitën e tetë të Konferencës Lindore, 38 ndeshje pa përfunduar stinori.


 
Të gjitha lajmet nga NBA