CURRY

REUTERS
Mund të refuzojë ftesën
27 January, 2013 @16:34
Stephen Curry, është njëri prej talentëve që ka pasur probleme me lëndime gjatë karrierës, por ai sivjet po shkëlqen. Megjithatë trajnerët në NBA nuk e dëshiruan në skuadër, për këtë arsye edhe lojtari është në dilemë që të konkurrojë në garën për tre pikësh në All-Star. Borozani.com
Edhepse në rast lëndimi të ndonjë lojtari, Curry do të jetë zgjedhja e parë e David Sternit, ai tha se, nuk është e logjikshme të shkonte në Houston vetëm për garën e ‘snajperistave’.
”Është një përgjegjësi e madhe të shkojë atje vetëm për një aktivitet, po përpiqem për ta zgjedhur problemin,” tha lojtari i pikëlluar.
Golden State Warriors ka një bilanc prej 26 fitoreve e 17 humbjeve, ku ka luajtur rol të rëndësishëm Stephen Curry duke pasur mesatare prej 21,0 pikëve, 6,5 asistimeve dhe 4,0 kërcimeve për ndeshje.