Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16 EUROLEAGUE

Rikthim senzacional

euroleague.net

Rikthim senzacional


25 January, 2013 @23:43

Los Blancos, po shkëlqejnë në TOP 16-shen e Euroleague-së. Ata ende nuk u njoftuan me humbje në grup. Fitoren e radhës e regjistruan kundër gjigandit grek Panathinaikos në Athinë.

Real Madridi me mbrojtje të mirë në çerekun e fundit arriti ta kthej ndeshjen në favor të tij 58-54. Më i miri tek mysafirët ishte Felipe Reyes me 13 pikë të shënuara, ndërsa në anën tjetër u dallua Michael Bramos me 11 pikë.

Siena sikurse Reali

Edhe Montepaschi Siena sikurse Real Madridi e regjistroi fitoren e pestë kundër skuadrës turke Besiktas JK.  Lojtarët e trajnerit Erman Kunter, luftuan deri në çerekun e tretë, por u dorëzuan në çerekun e fundit, ku edhe e pësuan humbjen e pestë me radhë në TOP 16 të Euroleague-së.

TABELAT

GRUPI E

Real Madrid 5-0

CSKA Moscow 4-1

Anadolu Efes 4-1

Panathinaikos  3-2

Unicaja Malaga 2-3

Zalgiris Kaunas 1-4

Alba Berlin 1-4

Brose Baskets 0-5

 

GRUPI F

Montepaschi Siena 5-0

Caja Laboral Vitoria 4-1

FC Barcelona Regal 4-1

Khimki Moswcow 3-2

Olympiacos Piraeus 2-3

Maccabi Tel Aviv 1-4

Fenerbahce Ulker 1-4

Besiktas JK Istanbul 0-5


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague