ISH TELEBOYSI

Joshua shkëlqen në Izrael
25 January, 2013 @14:44
Organizatori amerikan, Alexander Joshua, që befasoi skenën kosovare me ardhjen e tij në RTV 21, si njëri ndër lojtarët më të mirë në ligën e Danimarkës, pas kalimit të tij në ligën izraelite të basketbollit ka përshëndetur ish klubin e tij.
“Jam kënaqur me kohën e kaluar në Kosovë. Nuk pendohem për asgjë që kam bërë deri më sot dhe i dëshiroj gjithë të mirat RTV 21-shit gjatë stinorit,” ka thënë Joshua në një prononcim ekskluziv për portalin tonë sot.
Ai përkundër se kishte marrëveshje me RTV 21-shin u largua për në ligën e dytë izraelite, ku luan tani me ekipin Maccabi Beer Yaakov, ndërsa që në ndeshjen e parë për ata ka shënuar 21 pikë, 9 kërcime dhe 1 asistim.
Ai ka qenë koshashënuesi i dytë i BKT Superligës, pas Dardan Berishës, me 25.1 pikë për ndeshje, ndërsa ka qenë vjedhësi më i mirë i topave ku ka pasur mesatare prej 4.2 topave të vejdhur për ndeshje. Mestarja e kërcimeve të tij për ndeshje ka qenë 10.3.