EAST

REUTERS/Brian Snyder
Carmelo nxjerrë fitoren
25 January, 2013 @8:42
Carmelo Anthony udhëheqi ekipin e tij duke shënuar 28 pikë (koshashënues më i mirë i ndeshjes) në fitoren e New Yorkut ndaj Bostonit sot.
Amare Stoudemire, Jasson Kidd dhe Iman Shumpert gjithashtu kanë arritur pikë dyshifrore për t’i ndihmuar Knicks-it betonimin e vendit të parë në Divizionin Atlantik të Konferencës Lindore.
Në anën tjetër Kevin Garnett i Bostonit u ndal në 8 pikë, përkundër se kontribuoi edhe me 12 kërcime tjera për Bostonin. Rajon Rondo arriti triple-double’in prej 23 pikëve, 10 kërcimeve dhe 11 asistimeve, derisa Paul Pierce kontribuoi me 22 pikë tjera, të pamjaftueshme për fitore.
New York Knicks tash ka bilnanc prej 26 fitoreve dhe 14 humbjeve, derisa në Konferencën Lindore përpara ka vetëm Miami Heatin. E Boston Celtics ka bilanc prej 20 fitoreve dhe 22 humbjeve.