Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16

U ndez Feneri

U ndez Feneri


25 January, 2013 @0:29

Qëllimi i Fenerbahçe Ulkerit, në fillim të stinorit ishte Final Fouri në Euroleague. E përforcuan skuadrën me disa yje, por adaptimi i lojtarëve ende po zgjatë.

Megjithatë, skuadra turke e regjistroi fitoren e parë, në ndeshjen ku fituesi nuk u caktua deri në sekondat e fundit, por në fund përfundoi në favor të Fenerit me rezultat të ngushtë 85-82.

Më i miri në këtë ndeshje ishte Bojan Bogdanovic, i cili shkëlqeu me 26 pikë të shënuara, derisa u ndihmua edhe nga David Andersen me 18 pikë dhe Bo McCalebb me 16 sosh.

Ndërsa në anën tjetër 25 pikët e lojtarit me përvojë nga NBA, Zoran Planinic, nuk mjaftuan për fitore e skuadrës ruse.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague