REVANSH

REUTERS/Ray Stubblebine
Revanshohet Brooklyn
22 January, 2013 @2:53
Brooklyn Nets u revanshua ndaj New York Knicksit, të cilët i mposhtën me rezultat 88-85. Me këtë Netsi e barazoi serinë e ndeshjeve ndërmjet tyre gjatë stinorit me 2-2.
Knicksi e kishte mundësinë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, ku J.R Smith nuk arriti të shënojë nga vija e 3-shit në sekondat e fundit, e ndeshja përfundoi në favor të Netsit.
Më të mirët tek mysafirët ishin Joe Johnson me 25 pikë dhe Deron Williams i cili bëri double-double me 14 pikë e 12 asistime, ndërsa në anën tjetër Carmelo Anthony luajti me 29 pikë e 7 asistime.