Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI HEAT

Kingu në akcion

REUTERS/Lucy Nicholson

Kingu në akcion


18 January, 2013 @12:51

Derbin e shumëpritur ndërmjet Los Angeles Lakers dhe Miami Heat, e fitoi kampioni aktual Miami Heat. Ndeshja ishte e barabartë deri në dy minutat e fundit të ndeshjes, ku me një seri prej 9-0-ve, skuadra mysafire Miami arriti ta mposht Lakersin me rezultat 99-90.

Ndërsa LeBron Jamesi, e fitoi duelin kundër Kobe Bryantit, nga i cili u mposht në votimet e All Starit, ku shpërtheu me 39 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, kurse Black Mamba luajti me 22 pikë dhe mbeti nën shkëlqimin e King Jamesit.

Miami Heat me këtë fitore arriti bilancin prej 26 fitoreve e 12 humbjeve në Konferencën Lindore dhe gjendet në krye të tabelës, ndërsa Lakers është shumë larg cakut të play offit me 17 fitore e 22 humbje. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA