BASHKIMET
BOROZANI/ Erdis Driza
Elvani i bashkohet Urimit
17 January, 2013 @11:43
Elvan Iljazi është përforcimi më i ri i RTV 21-shit. Basketbollisti 19 vjeçar ka nënshkruar kontatë 3.5 vjeçare me Teleboysat, konfirmohet nga vetë lojtari.
“Kam arritur marrëveshje me 21-shin. E falenderoj shumë klubin e Bashkimit dhe tifozët arpagjikët për përkrahjen e tyre që kanë pasur deri më tani për mua,” ka thënë Iljazi ekskluzivisht për Borozani.com.
Iljazi është basketbollisti i gjashtë që është larguar nga Sigkos Bashkimi. Më parë ishin larguar edhe Phil Brooks, Dustin Mitchell, Jermont Horton, Artin Gashi (u rikthye në Pejë) dhe Urim Zenelaj, i cili po ashtu ka kaluar në 21-sh.
Ndërsa teleboysat përveç dyshes prizrenase Iljazi - Zenelaj, janë përforcuar edhe me qendrën amerikane Esian Henderson.