ALL-STARI TURK

Votoni për Spahinë MVP!
16 January, 2013 @14:35
Liga e basketbollit të Turqisë lojtarin më të mirë të ndeshjes All Star, për herë të parë do ta zgjedh sikur në NBA. Borozani.com
As komision, as gazetarë sportiv - lojtarin më të mirë do ta zgjedhin adhuruesit e këtij sporti.
Kështu, basketbollisti nga Kosova, Kenan Spahi, do të ketë mundësinë që të zgjidhet MVP i All Star ndeshjes së ligës turke, pasi që Federata turke të drejtën për votë ia ka dhënë adhuruesve të këtij sporti.
E tëra që duhet të bëni për të votuar Spahinë është të futeni në faqen e Federatës turke në Facebook ose Twitter për të votuar.