NBA

REUTERS
Fituan pa Paulin
16 January, 2013 @8:13
Mungesa e yllit Chris Paul, nuk u vërejt në ndeshjen kundër Houstonit. Skuadra e dytë nga Los Angelesi, Clippers, arriti ta mposhtë kundërshtarin me reuzultat 117-109.
Në vend të Chris Paulit (apo siç njihet ndryshe me shkurtesën CP3), në pesëshen e parë doli Eric Bledsoe, i cili luajti me 19 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, ndërsa Jamal Crawford, erdhi nga banka rezerviste dhe shkëlqeu me 30 pikë.
Në anën tjetër Houston Rockets, me këtë e regjistroi humbjen e 4-të me radhë, ndërsa LAC u barazua me Oklahomën, duke shënuar fitoren e 30-të, por kanë 9-të humbje, një më shumë se nënkampioni.
Clippers ndeshjen e radhës do të luaj me Minnesota Timberwolves, ndërsa Houston Rockets do të luaj derbin lokal kundër Dallas Mavericksit.