Jolly

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Vrsaljko lë Vëllaznimin
14 January, 2013 @13:46
Qendra 212 centimetra e gjatë e Vëllaznimit, Denis Vrsaljko, ka nënshkruar me klubin kroat Jolly JBS.
Pas largimit të sllovenit Marcel Mihalic dhe tash edhe kroatit Vrsaljko, klubi gjakovar që sivjet u rikthye në elitën e basketbollit kosovar ka mbetur pa asnjë të huaj.
Vrasljko ka nënshkruar me klubin kroat Jolly JBS, ka njoftuar sot portali Eurobasket. Ai te Vëllaznimi ka qenë njëri ndër lojtarët më të merituar për katër fitoret e gjakovarëve gjatë stinorit vjeshtor të BKT Superligës.
Vrsaljko 30 vjeçar stinorin e kaluar ka luajtur edhe për Trepçën. Pas Bashkimit, Vëllaznimi është ekipi i dytë që ka humbur lojtarët e huaj nga stinori vjeshtor.