NBA

REUTERS
Fitoi Lakers!
14 January, 2013 @13:11
Kur të humbte skuadra e Lakersit, të gjithë çuditeshin, por në këtë stinorë po ndodhë e kundërta. Pas 6 humbjeve rresht, që ishte seria më e gjatë pa fitore në gjashtë viteve të fundit, ata arritën të fitojnë skuadrën e cila ka më së shumti humbje në NBA, Clevelandin.
Rol të rëndësishëm në fitore e Lakersit luajti përqindja e shutimeve, ku 58% prej tyre ishin të sakta. Po ashtu edhe 32 asistime në mënyrë ekipore ishin shifrat më të larta në këtë stinor katastrofal të tyre.
Ndërsa në ndeshjen që përfundoi me rezultat 113-93, më të mirët tek vendasit ishin Kobe Bryant me 23 pikë dhe Dwight Howard, i cili u rikthye pas lëndimit, me 22 pikë e 14 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 16-të , krahas 21 humbjeve të Los Angeles Lakersave.