Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Supertalenti kosovar në Angli

Arbnor Haliti në stërvitje/ BOROZANI

Supertalenti kosovar në Angli


13 January, 2013 @13:12

Arbnor Haliti është basketbollist. I lindur në vitin 1997, Haliti është një 15 vjeçar anglez që luan basketboll. I lindur në Londër, nga familja që emigroi në Angli në vitin 1993. 

Agroni, vëllau i tij ia nisi të mirret me basketboll vonë, mirëpo punoi shumë. Ai tash është njëri ndër trajnerët më të mirë në vend. Diturinë e tij për basketboll ia siguroi vëllaut të tij të vogël, Arbnorit. Që prej atij momenti, Arbnori vetëm ka përparuar. 

Arbnori luajti për ekipin e vëlluat të tij, Westminster Warriors dhe duke qenë njëri ndër më të rinjtë në ekip, ai me agresivitetin, precizitetin ngjalli interesimin e shumë trajnerëve në Londër, që menjëherë ftuan Arbnorin në stërvitje te ekipet tjera – e këtu lindi dashuria e tij me basketbollin. 

Në vitin 2011 ekipi Haringey Hawks ishte duke dominuar në basketbollin anglez. Puna dhe disciplina ishin faktori kryesor që ata shkatërronin çdo ekip në vend, derisa arritën në Final Four. I mungonte vetëm një shuter në ekip. Agroni ua preferoi Arbnorin. Me këtë ekipi u kompletua dhe këta arritën Final Fourin edhe në vitin e kaluar, duke përfunduar në vendin e tretë. 

Çdo ditë punë, stërvitje serioze, ushtrime trupore… ishin gjëja që Arbnori patjetër duhej t’i bënte që të arrinte diku. E fillimi i këtij stinori vetëmse ka filluar t’i jap frytet e para. 

Ai ndaj kampionit aktual shënoi 43 pikë, 5 kërcime dhe 12 asistime – duke përfshirë këtu 9 treshe!

Steve Alexander, kreu i Zhvillimit Rajonal të Basketbollistëve për Londër dhe trajner i Westminster Warriors (i ekipit të Arbnorit) thotë: 

“E njoh atë dhe familjen e tij për 5 vite. Të tre vëllezërit kanë luajtur për klubin tim. Mirëpo, Arbnori është kënaqësi të shikohet. Ka dy duar të mrekullueshme, vizion të shkëlqyeshëm dhe lojë të mrekullueshme nga jashtë. Nëse ai vazhdon me këtë tempo, do të jetë tepër i suksesshëm – jam i sigurtë.”

Arbnori i ka ndihmuar edhe grupmoshave më të mëdha për të arritur në finale. Ai luajti edhe për Westminster Borough (grupmoshat 17 vjeçe), me të cilët arriti në finale, në rajonin e Londrës. 

Shoqata e Basketbollistëve të Londrës (LBA) e sheh atë si yll të ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe të vendlindjes së tij, Kosovës. 

Arbnori sot vazhdon të shënojë minimum 15 pikë për ndeshje. Ai me ekipin e tij po punon për të arritur vendin e parë në këtë stinorit në Angli. 

Kur e pyetëm vëllaun e tij trajner Agronin, për Arbnorin, e kishte vështirë të përkufizonte në një fjali. 

“Do të vazhdojë t’i falenderojë Zotit për të gjitha, derisa njerëzit besojnë se nëse jeton në Angli gjithçka është e gatshme dhe jeta është e lehtë – po ju them jo. Çdokush më pyet për Arbnorin në NBA, kur do të ndodhë... E, e tëra që mund të them unë është ai do të duhet të vazhdojë të lutet, të dëgjojë dhe të punojë shumë-më-shumë se deri më tani, atëherë mund të ketë gjasa. Unë jam krenar për atë dhe inshallah do t’i arrijmë qëllimet. Më duhet të falenderoj edhe Borozanin si një portal profesional që po kryejnë një detyrë të jashtëzakonshme në promovimin e sportistëve. Atyre iu dëshirojë gjitha të mirat në të ardhmen.” 

E në mes të tërë kësaj Arbnori shkon në shkollë prej orës 8 të mëngjesit deri në ora 4 pasdite, duke qenë nxënës i dalluar gjithashtu. 

“E di se pa arsimim është gjithçka edhe më e vështirë. Duhet të punojë shumë. I dua vëllezërit e mi që po harxhojnë shumë kohë dhe mund me mua. Për NBA? Më pëlqen ta shikojë momentalisht. Më pëlqen Stephen Curry për kontrollin e tij ndaj topit dhe është shuter i pastër. S’mund ta harrojë Allen Iverson. Shpresoj se një ditë do t’iu bashkangjitem në vendin ku kanë luajtur këta emra, më duhet vetëm koncentrimi,” ka thënë Arbnori i ri me plotë talent dhe serioz. 


NBA

Orlando bën magji

NBA

Orlando bën magji

13/01/13 @ 12:17

THUNDER HITS THE LAKE

Durant copëton Lakersin

NBA

Durant copëton Lakersin

12/01/13 @ 11:49

TOP 16 EUROLEAGUE

Derbin e fitoi Barça

NBA/Euroleague

Derbin e fitoi Barça

11/01/13 @ 23:30

BKT SUPERLIGA

Obinna Agomo te Drita

FBK Superliga

Obinna Agomo te Drita

11/01/13 @ 16:22

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga