BKT SUPERLIGA

Obinna Agomo te Drita
11 January, 2013 @16:22
Drita ka mbetur pa basketbollistin më të mirë të saj në stinorin vjeshtor, Devin Chambers. Plejmekeri amerikan është larguar nga skuadra së bashku me bashkëkombasin e tij, qendrën Laurence Donelson.
Tani vendin e tyre do të mundohet ta mbulojë përforcimi i ri i gjilanasve, Obinna Agomo. Fundori 191 centimetra i gjatë së fundoi ka luajtur në skuadrën kanadeze, London Lightning, ndërsa ka pasur karrierë edhe në disa skuadra amerikane.
Në klubin gjilanas edhe në vazhdim të stinorit do të vazhdojë të luaj amerikani Craig Blackmon, derisa drejtuesit e klubit janë në kërkim edhe të një basketbollisti të huaj për pozitën e qendrës.