Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

Sonte superderbi

Euroleague

Sonte superderbi


11 January, 2013 @11:58

Dy kampionët e tre viteve të fundit të Euroleague, Barcelona dhe Olympiacos do të ndeshen për herë të parë sonte pas Final Fourit të stinorit të kaluar. 

Olympiacos kishte mposhtur Barcelonën 68-64 në gjysmëfinale, për tu shpallur kampion i Europës stinorin e kaluar pasi që mposhti CSKA-në e Moskës në finale. 

Barcelona në anën tjetër, kishte mposhtur grekët në finalen e vitit 2010. Ndërsa këto dy ekipe nuk janë takuar me njëra-tjetrën në fazën e TOP 16-shes që prej stinorit 2005/06. 

Prioritet i Barcelonës sonte do të jetë ndalja e Vassilis Spanoulisit, i cili është lider i padiskutueshëm te kuqebardhët e Athinës. 

Spanoulis do të duhet të luftojë kundër Juan Carlos Navarros, që i është kthyer ekipit pas lëndimit. Navarro është vetëm 11 pikë larg rekordit të Euroleague - si basketbollisti i parë që do të arrijë shifrën prej 3 mijë pikëve të shënuara. 

SONTE TAKOHEN: 

Anadolu Efes vs. Alba Berlin 19:00 

Real Madrid vs. Zalgiris Kaunas 20:45 

Montepaschi Siena vs. BC Khimki 20:45 

Barcelona Regal vs. Olympiacos 20:45 

TABELAT AKTUALE: 

GROUP E

CSKA Moscoë 3-0

Real Madrid 2-0

Panathinaikos Athens 2-1

Zalgiris Kaunas 1-1

Anadolu Efes Istanbul 1-1

Unicaja Malaga 1-2

Alba Berlin 0-2

Brose Baskets 0-3

GROUP F

Caja Laboral Vitoria 3-0

Khimki Mosëcoë Region 2-0

Montepaschi Siena 2-0

FC Barcelona Regal 1-1

Olympiacos Piraeus 1-1

Maccabi Electra Tel Aviv 1-2

Besiktas JK Istanbul 0-3

Fenerbahce Ulker 0-3


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague