Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16 EUROLEAGUE

Njoftohet me fitore

Euroleague

Njoftohet me fitore


10 January, 2013 @23:56

Dy skuadra të cilët nuk kishin fitore në Grupin F, u përballën sonte, ku fitues doli Maccabi ndaj Fenerbahçes. Ndeshja ishte e barabartë deri në çerekun e katërt.

Në dhjetë minutshin e fundit, vendasit e kontrolluan ndeshjen dhe arritën ta mposhtin kundërshtarin turk me rezultat 91-73. Në parket shkëlqyen Ricky Hickman me 24 pikë dhe Shawn James me 22 sosh, ndërsa tek Feneri tre lojtarë shënuan nga 15 pikë, McCalebb, Bogdanovic dhe Sato, por këto nuk mjaftuan për të shënuar fitoren e parë në TOP 16 të Euroleague-së.

Fitore e rëndësishme nga Pana 

Gjiganti grek Panathinaikos arriti një fitore me vlerë shumë të madhe në Grupin E duke e mposhtur Unicaja Malagan me rezultat 78-73. Më i miri ishte amerikani James Gist i cili luajti me 17 pikë e 4 kërcime. Tani Pana ka bilancë prej 2 fitoreve dhe kanë një humbje.

Rezultatet e takimeve 

Maccabi - Fenerbahce 91-73

Panathinaikos - Unicaja Malaga 78-73

CSKA Moscow - Brose Baskets 90-83

Caja Laboral - Besiktas 77-51

TABELAT: 

Grupi E

CSKA Moscow 3-0

Real Madrid 2-0

Panathinaikos Athens 2-1

Zalgiris Kaunas 1-1

Anadolu Efes 1-1

Unicaja Malaga 1-2

Alba Berlin 0-2

Brose Baskets 0-3

Grupi F

Caja Laboral Vitoria 3-0

Khimki               2-0

Montepaschi Siena 2-0

FC Barcelona Regal 1-1

Olympiacos Piraeus 1-1

Maccabi Electra 1-2

Besiktas JK Istanbul 0-3

Fenerbahce Ulker 0-3


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague