NBA

Seattle Times
Kingsat në Seattle!
10 January, 2013 @5:02
Biznismeni Chris Hansen dhe kreu i Microsoftit Steve Ballmer, do të paguajnë 500 milionë dollarë për blerjen e skuadrës Sacramento Kings nga familja Maloof. Borozani.com
Megjithatë, ende nuk është zyrtarizuar por pritet që të arrihet marrëveshja së shpejti. Ndërsa në rast të realizimit të projektit, Kingsat do të vendosen në palestrën The Key Arena të Seattle.
Në rastë se komfirmon këtë kryesia e NBA-së, investitorët stinorin 2013/14 mendojnë të luajnë në The Key Arena, pastaj do të kalojnë në palestrën e re, të cilën pritet ta përfundojnë brenda dy viteve.
Tifozët e Seattle Supersonicsit me padurim janë duke pritur vendimin e NBA-së, ku shpresojnë të bëhet një zhvendosje të skuadrës, sikurse te rasti i New Jersey të cilët u shndërruan në Brooklyn Nets.