NBA

REUTERS/Brent Smith
Rrëzohet kampioni
9 January, 2013 @4:53
Indiana Pacers dhe Miami Heat, vitin e kaluar janë përballë në gjysmëfinalen e playoffit, ku fitues nga dueli doli Miami Heat.
Por djelmoshat e trajnerit Frank Vogel, u hakmorrën në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë. Me ndihmën e lojtarit Paul George, i cili luajti rol të rëndësishëm në fitoren e vendasve që shënoi 29 pikë dhe i bëri 11 kërcime.
Ndërsa në anën tjetër pikët e yjeve të Miamit nuk mjaftuan, te të cilët Dwyane Wade luajti me 30 pikë dhe King Jamesi me 22 sosh.
Indiana Pacers në skuadër nuk ka yje sikurse Miami, mirëpo përkundër lojtarëve të rinj që kanë ata gjenden në pozitën e katërt të Konferencës Lindore, që do të thotë, është një sukses tepër i rëndësishëm.
Pacers kanë 21 fitore e 14 humbje, ndërsa kampioni aktual ende gjendet në pozitën e parë po të njejtën Konferencë, me 23 fitore e 10 humbje.