NBA

REUTERS/Danny Moloshok
Përsëri në krizë
7 January, 2013 @17:35
Kemi dy skuadra nga Los Angelesi në NBA. Me një anë skuadra e dytë e qytetit Clippers, që nuk kanë pasë ndonjë sukses, e që në këtë stinor për momentin kanë më së shumti fitore në ligë dhe në anën tjetër skuadra e parë Lakers, të cilët kanë 17 tituj, e janë duke kaluar një stinor katastrofal.
Pas pesë fitoreve resht, ata tani ia nisën humbjeve përsëri, ku e regjistruan humbjen e tretë me radhë kundër Denver Nuggetsit në Staples Center.
Ndeshja përfundoi me rezultat 112-105, ku shkëlqeu Ty Lawson me 21 pikë e 10 asistime, ndërsa në anën tjetër Kobe Bryant përsëri e bëri detyrën e vet, me 29 pikë, por nuk mjaftuan për fitoren e Lakersave.
Lakersat kanë bilanc prej 15 fitoreve e 18 humbjeve. Ata duhen sa më shpejtë të kthjellen, sepse gara për play-off po vështirësohet çdo ditë.