Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WHITE FLAG

U ndalën të pandalshmit

REUTERS

U ndalën të pandalshmit


2 January, 2013 @6:12

Dominimin e Clippersave në NBA,  e përfundoi Denver Nuggets pas 17-të fitoreve resht. Faktori kryesor i përfundimit të serisë pozitve të skuadrës së dytë nga LA, ishte mos efikasiteti i Chris Paulit dhe deri diku Blake Griffinit.

Griffin luajti me 12 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa Paul nuk arriti ta dirigjonte orkestrën si një lider, i cili lujti me vetëm 6 asistime, ku pa ndihmën e tij u bllokuan edhe sulmet e LAC.

Në anën tjetër, u krijua një gëzim i madh në palestrën Pepsi Center, sepse me të vërtetë skuadra mysafire, dominoi në 17-të ndeshje. Më i miri tek vendasit ishte italiani Danilo Gallinari i cili shënoi 17 pikë e 6 kërcime, ndërsa atë që nuk arriti të bënte Chris Paul, e bëri Andre Miller, ai luajti me 12 asistime ku ia lehtësoi punët skuadrës.

LA Clippers jo vetëm ndeshjen, por humbi edhe vendin e parë në Konferenën Perendimore, ngase kanë 7 humbje, një më shumë se Oklahoma City Thunder.


 
Të gjitha lajmet nga NBA