Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Kingu i Floridës Heat

REUTERS/Kevin Kolczynski

Kingu i Floridës Heat


1 January, 2013 @5:38

Miami Heatit, viti 2013 ia hapi sytë. Pas dy humbjeve radhazi, arritën ta mposhtin Orlando Magicun, në vazhdime me rezultat 112-110.

Ndërsa LeBron Jamesi, e shpërbleu veten me fitore, pasi dje e festoi ditëlindjen e 28-të, ishte më i disponuari për ndeshje, ku shkëlqeu me 36 pikë, 11 asistime e 8 kërcime, dhe tregoi se kush është kingu i Floridës.

Në anën tjetër tek vendasit më i miri ishte Arrin Afflalo i cili luajti me 28 pikë, gjithashtu u dallua edhe lojtari Nikola Vucevic i cili me 29 kërcime e theu rekordin e klubit, këtë shifër nuk e kishte arritur as Dwight Howard. Ai gjithashtu me 20 pikë të shënuara, e theu edhe rekordin personal të tij.

Kampioni me këtë fitore arriti fitoren e 21-të dhe kanë 8 humbje, dhe janë në pozitën e parë të Konferencës Lindore.

Rezultatet e takimeve:

Orlando - Miami 110-112 OT

Oklahoma - Phoenix 114-96

San Antonio - Brooklyn 104-73

Houston - Atlanta 123-104

Chicago - Charlotte 81-91

Indiana - Memphis 88-83


 
Të gjitha lajmet nga NBA