TELEBOYS

Henderson përforcon 21-shin
5 January, 2013 @19:42
Esian Henderson është basketbollisti i ri i skuadrës RTV 21. Amerikani 204 centimetra ka arritur marrëveshje me klubin nga kryeqyteti dhe së shpejti pritet të arrijë në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar ndihmëstrajnerit i 21-shit, Leart Hoxha, ku sipas tij pritet që ekipit t’i bashkohen edhe dy basketbollistë vendor, një në pozitën e fundorit dhe një në pozitën e qendrës, raporton Koha.
Henderson së fundi ka luajtur në skuadrën e ligës elite të Suedisë, LF Basket, ku ka pasur mesatare prej 12.2 pikëve dhe 5.9 kërcimeve për ndeshje. Ai më parë ka luajtur edhe në skuadra të ndryshme të Hungarisë, Jordanisë, Sllovenisë dhe në disa shtete të tjera.
Nga skuadra e 21-shit është larguar qendra John Clark, ndërsa dy basketbollistët e huaj, Joshua Alexander dhe Ryan White, do të jenë pjesë e teleboysave edhe në pjesën e mbetur të stinorit.