TOP 16 EUROLEAGUE

Euroleague
Barça ndalet në Rusi
3 January, 2013 @20:40
Fitorja e Khimkit ndaj Barcelonës, nuk ishte ndonjë befasi e madhe, ata deri më tani në Rusi, nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Edhe skuadra katalonase kishte një seri pozitive, të cilët nuk kishin humbur si mysafirë deri në ndeshjen e sontme.
Ndeshja përfundoi me rezultat 78-65 në favor të Khimkit, rol të rëndësishëm në fitore luajti, Zoran Planinic, i cili shënoi 16 pikë e 6 asistime, gjithashtu u dallua edhe Vitaly Fridzon me 13 pikë.
Ndërsa në anën tjetër, u dallua mungesa e super yllit Juan Carlos Navarros, i cili nuk udhëtoi në Rusi për shkak të lëndimit, megjithatë Ante Tomic ishte më i miri me 16 pikë, por nuk mjaftuan.
Regal Barcelona e regjistroj humbjen e parë në grupin F, ndërsa Khimki ka bilancë prej dy fitoreve dhe nuk kanë asnjë humbje.
Rezultatet e takimeve:
Khimki - Regal Barcelona 78-65
Maccabi Electra - Caja Laboral 70-71
Brose Basket - Real Madrid 67-82
Anadolu Efes - Panathinaikos 78-64