TOP-16

Euroleague
Humbën turqit
5 January, 2013 @5:03
Fenerbahçe Ulker, e kishte në duar fitoren e parë në TOP 16 të Euroleagues. Ata ishin në epërsi prej 11 pikëve gjatë çerekut të tretë. Por në parket ishte i pandalshëm lojtari i Montepaschi Sienës, Bobby Brown, i cili hyri në histori të Euroleagues. Ai luajti me 41 pikë, e cila është shifra më e madhe në histori të ligës më të fortë në Europë. Me performancën e tij të shkëlqyer, italianët arritën ta kthejnë ndeshjen, që mysafirët e fituan me rezultat 98-92.
Këtë shifër, prej pikëve rekorde, deri më tani kanë arritur edhe tre lojtarë të tjerë, Alphonso Ford, Carlton Myers dhe Karspars Kambala. Brown në përgjithësi luajti me 41 pikë e 7 asistime, ndërsa në anën tjetër te turqit, mundi i Bojan Bogdanovicit shkoi huq, të cilit nuk mjaftuan 31 pikë e 4 asistime për fitoren e parë.
Kampioni njoftohet me fitore
Kampioni aktual Olympiacos, u njoftua me fitore në javën e dytë të TOP 16shit. Ata e mposhtën Besiktasin, të cilët dominuan gjatë tërë ndeshjes, ku e përfunduan ndeshjen me rezultat 77-64. Më i miri në ndeshje ishte MVP i stinorit të kaluar, Vassilis Spanaoulis, me 18 pikë të shënuara, ndërsa në anën tjetër u dallua Daniel Ewing me 15 pikë.
TABELA
1. Khimki 2-0
2. Siena 2-0
3. Caja Laboral 2-0
4. Barcelona 1-1
5. Olympiacos 1-1
6. Maccabi 0-2
7. Besiktas 0-2
8. Fenerbahce Ulker 0-2