Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Më në fund në Twitter

REUTERS

Më në fund në Twitter


4 January, 2013 @19:31

Super ylli amerikan i basketbollit, Kobe Bryant, më në fund ka hapur llogarinë  e tij në rrjetin social Twitter.

Njëri ndër basketbollistët më të dekoruar në NBA gjithmonë është akuzuar të jetë antisocial ndërsa pas vendimit të tij të fundit - ka ardhur mesazhi “The antisocial has become social - Antisociali u bë social”.

Pas vetëm 47 minutave të hapjes së llogarisë së tij në Twitter, Kobe ka regjistruar shifrën e 63 mijë e 194 përcjellësve, ndërsa cicërima e parë e tij ka qenë #mambatweets. Kobe përndyrshe thirret edhe Black Mamba.


 
Të gjitha lajmet nga NBA