Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Boston ndal Atalantan

REUTERS/Tami Chappell

Boston ndal Atalantan


6 January, 2013 @5:30

Çdo gjë shkonte mirë në favor të Atlantës. “Shqiponjat” gjatë pjesës së parë fluturuan në parket siç dëshiruan, ku rezultati pas dy çerekëve ishte 53-38.

Ndërsa gjërat u ndryshuan totalisht në çerekun e tretë, ku Bostoni ia nisi me një seri prej 14-1-ve, dhe arriti të rrikthehet në lojë. Mbrojta e mirë e keltëve, sjelli sukses në rezultat, ku detyruan që vendasit të shutojnë me një përqindje të ulët, ata shënuan vetëm 9-të pikë në çerekun e tretë.

Më pas, me përvojën që e ka skuadra e Bostonit arriti ta kontrollojë ndeshjen deri në fund, ku e përfunduan me fitore 89-81.

Paul Pierce shënoi më së shumti pikë tek skuadra mysafire me 26, dhe i bëri 9 kërcime, ndërsa Rajon Rondo shkëlqeu i cili bëri triple-double me 14 pikë, 11 kërcime e 10 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga NBA