Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGKOS BASHKIMI

Nuk kthehet as Brooksi

BOROZANI/ Erdis Driza

Nuk kthehet as Brooksi


8 January, 2013 @20:26

Klubi i Sigkos Bashkimit ka mbetur vetëm me lojtarë vendorë për momentin. Të tre amerikanët, Dustin Mitchell, Jermont Horton dhe Phil Brooks, nuk do të luajnë për Bashkimin në vazhdim të edicionit.

“I dua shumë tifozët e Bashkimit, por kjo është një biznes. Nuk do të kthehem në pjesën e dytë të stinorit, më vjen keq, ka shkruar plejmekeri i Sigkos Bashkimit, Phil Brooks, në rrjetin e tij social.

Në të vërtetë, vetëm largimi i Hortonit ka qenë i pritur te klubi prizrenas, pasi që kontrata e tij ka qenë deri në fund të stinorit vjeshtor, derisa për dyshen Mitchell - Brooks, arpagjikët kanë qenë të interesuar t’i mbajnë deri në përfundim të stinorit, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Mitchell u largua pasi kishte ofertë shumë të mirë nga një skuadër e Ligës së dytë të Gjermanisë, ndërsa Brooks karrierën do ta vazhdojë në shtetin e Kolumbisë.

Nga burimet e sigurta të Borozani.com është mësuar se te Sigkos Bashkimi do të ketë edhe disa lëvizje të basketbollistëve vendorë ku emrat e tyre pritet të publikohen së shpejti.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga