STEVE NASH

REUTERS/Danny Moloshok
10’000 asistime nga Nash
9 January, 2013 @6:12
Steve Nashi kaloi një mbrëmje historike, ku arriti shifrën e 10 mijë asistimeve dhe u bë lojtari i pestë, i cili e arriti këtë shifër mahnitëse.
Kanadezi saktësisht i regjistroi deri më tani 10’005 pasime efektive. Ndërsa, para tij gjenden lojtarët si Earvin Magic Johnson (10’141), Marc Jackson (10’334), Jason Kidd (11’969) dhe ‘i paarritshmi’ John Stockton (15’806).
Prej këtyre lojtarëve, vetëm Jason Kiddi është ende lojtar aktiv, ndërsa shifra e John Stocktonit, është tepër vështirë të arrihet. Asisti historik nga ndeshja e fundit e Steve Nashit mund të shihet në videon e mëposhtme.