NBA

REUTERS/Danny Moloshok
S’po kthjellen
10 January, 2013 @14:34
Gjërat nuk po ecën mirë tek skuadra e Lakersit, siç planifikohej në fillim të stinorit. Ata janë duke kaluar stinorin më të dobët në historinë e klubit.
Humbjen e pestë me radhë e regjistruan kundër San Antonios, edhepse ndeshja ishte e barabartë deri në minutat e fundit, ku edhe e kishin rastin për ta barazuar në sulmin e fundit, por skuadra e Mike D’Antonit ka nevojë edhe për fat në këtë stinor.
Ndërsa në anën tjetër Spursat, kanë një bilanc të mirë në Konferencën Perendimore, me këtë fitoren e fundit ata e regjistruan fitoren e 28-të dhe kanë 10 humbje. LAL arriti humbjen e 20-të, krahas 15 fitoreve.
Është edhe një lajm i keq për skuadrën hollywoodiane, Dwight Howard i cili për shkak të lëndimit nuk luajti në këtë ndeshje, nuk i dihet data e rrikthimit në parket, e mungesa e tij vërehet shumë nën kosh.