NDALET LEBRON JAMES

REUTERS/Steve Dipaola
Portland mposht Miamin
11 January, 2013 @10:44
Kampionët aktual, Miami Heat, janë mposhtur përsëri. Kësaj radhe atyre u ka dalë në hak Portland Trail Blazers, të cilët fitoren e arritën fare në fund, pas dy tresheve të njëpasnjëshme të Wesley Matthews në minutën e fundit të ndeshjes. Borozani.com
Kjo ka qenë fitorja e 12-të e Portlandit në 15 ndeshjet e fundit dhe e nënta me radhë në shtëpi, derisa gjatë ndeshjes me Miamin kanë qenë gati gjatë gjithë kohës në disavantazh.
Nicolas Batum shënoi 28 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime për Portlandin, derisa u ndihmua nga LaMarcus Aldridge me 20 pikë të tjera.
Te Miami u dallua Chris Bosh i cili shënoi 29 pikë, derisa Lebron James u ndalë në 15 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime.
Me këtë Jamesit i është ndalë seria e shënimit të mbi 20 pikëve për ndeshje pas 54 takimeve.
REZULTATET:
Pacers - Knicks 81-76
Kings - Mav’s 112-117
Blazers - Heat 92-90