Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TORCIDA

Mihalic ia nis me Trepçën

Marcel Mihalic, derisa ishte lojtar i Vëllaznimit/ FOTO: Albi Gjoka

Mihalic ia nis me Trepçën


11 January, 2013 @12:22

Ish organizatori i Vëllaznimit të Gjakovës, slloveni Marcel Mihalic, pas marrëveshjes me Trepçën ka zhvilluar stërvitjen e parë në Mitrovicë. 

Slloveni 22 vjeçar që shkëlqeu te Vëllaznimi i Gjakovës, Marcel Mihalic, pas arritjes së marrëveshjes me kampionin aktual të Kosovës, Trepçën, dje ka zhvilluar stërvitjen e parë me klubin e tij të ri.

Mihalic i cili tre herë ishte në pesëshen më të mirë të javës së BKT Superligës gjatë stinorit vjeshtor me Vëllaznimin, është shprehur i kënaqur me pritjen që i kanë bërë në Mitrovicë. 

“Dje kam arritur këtu. Më pritën mirë, gjithçka duket mirë në fillim si tifozët, ashtu edhe ekipi. Kemi filluar stërvitjet dhe trajneri është shumë i mirë,” ka thënë slloveni në një prononcim të shkurtër dhe ekskluziv për portalin tonë. 

Pas largimit të trajnerit që ua mundësoi kurorën e dyfishtë stinorin e kaluar, Neven Plantak, Trepça ka angazhuar në vend të tij një trajner me përvojë finlandez, Mika Turunen. Turunen 47 vjeç është shpallur katër herë trajner i vitit në Finlandë. 

Trepça gjendet në pozitën e katërt të BKT Superligës dhe nuk ka arritur të fitojë asnjërën nga ekipet e të ashtuquajturës katërshja e madhe. 

Mitrovicasit ende nuk kanë përfunduar renovimin e palestrës Minatori dhe ndeshjet si vendas i luajnë në palestrën Jeton Tërstena - Tota, të Vushtrrisë. 


EUROLEAGUE

Sonte superderbi

Euroleague

Sonte superderbi

11/01/13 @ 11:58

NDALET LEBRON JAMES

Portland mposht Miamin

NBA

Portland mposht Miamin

11/01/13 @ 10:44

TOP 16 EUROLEAGUE

Njoftohet me fitore

Euroleague

Njoftohet me fitore

10/01/13 @ 23:56

DYSHJA

Ta votojmë Kuqon dhe Spahiun

International

Ta votojmë Kuqon dhe Spahiun

10/01/13 @ 20:12

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga