Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THUNDER HITS THE LAKE

Durant copëton Lakersin

REUTERS/Lucy Nicholson

Durant copëton Lakersin


12 January, 2013 @11:49

Basketbollistët e Los Angeles Lakersit kanë vazhduar me formën e tyre të dobët. Ata janë mposhtur në Staples Center nga Oklahoma City Thunder 101-116. 

Ylli i Oklahomës, Kevin Durant, ka shkëlqyer me 42 pikë e 8 kërcime. Kjo ka qenë ndeshja ku Durant ka shënuar më së shumti pikë në këtë stinor. Russell Westbrook ka shtuar 27 pikë të tjera për djemtë e Oklahomës. 

Në anën tjetër Kobe Bryant me 28 pikë dhe Antawn Jamison me 19 kanë qenë më të dalluarit te Lakersët e lodhur. Me këtë humbje ekipi i Mike D’Antonit, ka regjistruar humbjen e gjashtë me radhë - rekord ky që nuk ka ndodhur që nga viti 2007 për ekipin hollywoodian. 

Derisa Los Angeles Lakers bashkë me Orlando Magic, mbeten ekipet e vetme që nuk kanë regjistruar asnjë fitore në vitin 2013, Oklahoma City Thunder me bilanc 28-8 në një moment ka pasur epërsi prej 27 pikëve gjatë ndeshjes.

STATISTIKË INTERESANTE: Në 416 ndeshje të zhvilluara në NBA deri më sot, Durant shënoi së paku 40 pikë për të 24-tën herë, derisa Kobe për të arritur këtë shifër i janë dashur 469 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA