TOP 16 EUROLEAGUE

Euroleague
Derbin e fitoi Barça
11 January, 2013 @23:30
Barcelona arriti një fitore tepër të rëndësishme në derbin kundër kampionit aktual Olympiacos. Barça me këtë triumf, nuk e regjistroi vetëm fitoren e dytë
në grup, por kjo ishte edhe një mesazh, për ti treguar dhëmbët kundërshtarit, të cilët vitin e kaluar, kanë pasur një borxh në gjysmëfinale.
Grekët ia nisën ndeshjes me një seri prej 5-0-ve, por katalonasit u kthjellën shpejtë dhe e mbyllën pjesën e parë me rezultat 41-32.
Edhepse në pjesën e dytë kuqebardhët e Athinës, e zvogëluan epërsinën, spanjollët nuk e kishin në mend të pësojnë humbje, ku e përfunduan ndeshjen me rezultat 76-68.
Te Regal Barcelona pesë lojtarë arritën të shënojnë pikë dy shifrore, ku më së shumti u dalluan Ante Tomic me 15 pikë e 12 kërcime, dhe Pete Mickeal me 12 sosh. Ndërsa tek kampionët aktual më i miri ishte heroi i vitit të kaluar Georgios Printezis me 14 pikë.
Los Blancos për një pikë
Real Madridi arriti ta mposht Zalgiris Kaunasin me rezultat minimal 75-74, ku e vazhdoi serinë e fitoreve. Me këtë ata e regjistruan fitoren e tretë, dhe nuk
kanë asnjë humbje në grupin E.
Rezultatet e takimeve:
Anadolu Efes vs. Alba Berlin 71-62
Real Madrid vs. Zalgiris Kaunas 75-74
Montepaschi Siena vs. BC Khimki 82-76
Barcelona Regal vs. Olympiacos 76-68
TABELAT
Grupi E
CSKA Moscow 3-0
Real Madrid 3-0
Anadolu Efes 2-1
Panathinaikos 2-1
Zalgiris Kaunas 1-2
Unicaja Malaga 1-2
Brose Baskets 0-3
Alba Berlin 0-3
Grupi F
Caja Laboral Vitoria 3-0
Montepaschi Siena 3-0
FC Barcelona Regal 2-1
Khimki Moswcow 2-1
Maccabi Electra 1-2
Olympiacos Piraeus 1-2
Besiktas JK 0-3
Fenerbahce Ulker 0-3