NBA

REUTERS
Orlando bën magji
13 January, 2013 @12:17
Skuadra nga Florida, më në fund arriti ta përfundojë serinë negative, të cilët kishin harruar të fitojnë. Pas 10 ndeshjeve, ata arritën ta mposhtin skuadrën në formë Clippers, që nuk kishin humbur 13-të ndeshje në shtëpinë e tyre. Borozani.com
Pas largimit të super yllit Dwight Howard, skuadra Orlando Magic u dobësua dukshëm, megjithatë kjo ishte një fitore e madhe. Më të mirët tek mysafirët ishin Arron Afflalo i cili luajti me 30 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe J.J. Redick me 21 pikë.
Ndërsa në anën tjetër Blake Griffin, u dallua me 30 pikë, 8 kërcime e 7 asistime. Skuadra e dytë nga Los Angelesi ka bilancë prej 28 fitoreve dhe 9-të humbjeve, ndërsa Orlando e regjistroi fitoren e 13-të krahas 23 humbjeve
REZULTATET E TAKIMEVE:
Los Angeles Clippers - Orlando Magic: 101-104
Washington Wizards - Atlanta Hawks: 93-83
Indiana Pacers - Charlotte Bobcats: 96-88
Philadelphia 76ers - Houston Rockets: 107-100
Detroit Pistons - Utah Jazz: 87-90
Chicago Bulls - Phoenix Suns: 81-97
Dallas Mavericks - Memphis Grizzlies: 104-83
Sacramento Kings - Miami Heat: 99-128