TELEBOYS

BOROZANI/ Erdis Driza
Zenelaj në RTV 21
14 January, 2013 @8:42
Baskebollisti shumëvjeçar i Bashkimit ka nënshkruar me klubin e RTV 21. Urim Zenelaj 21 vjeç ka arritur marrëveshje me ekipin e ri të Superligës që po synon seriozisht play-offin.
Qendra e vetme kosovare klasike dhe aktive në BKT Superligë, pas lëndimit të Blerim Mazrekut ka qenë Urim Zenelaj.
Gjigandi Zenelaj me 212 centimetrat e tij tashmë është lojtar i Teleboysave të cilët po forcohen seriozisht edhe me lojtarë vendorë duke krijuar fond të basketbollistëve ashtu që të arrijnë play-offin që në stinorin e parë të tyre në Superligë.
Me shkuarjen e Zeneleajt për në RTV 21, numri i të larguarve nga ekipi i portokalltë i Prizrenit ka kaluar në pesë. Treshja e huaj ka gjetur angazhman më të mirë se në Kosovë, Artin Gashi është kthyer për Pejë prej kah ka qenë i huazuar dhe Zenelaj tash e ngrit numrin në pesë.