NBA

REUTERS
Shkëlqen Rondo
15 January, 2013 @16:18
Bostoni dalëngadalë është duke i regjistruar fitoret në Konferencën Lindore. Ata serinë e fitoreve e ngritën në gjashtë ndeshje. Rol të rëndësishëm në rezultatet pozitive luajti, ylli Rajon Rondo, i cili në ndeshjen e fundit kundër Charlotte Bobcats, arriti shifrat magjike dhe bëri triple-double me 17 pikë, 12 asistime e 10 kërcime.
Ky ishte triple double i 26-të në karrierën e Rondo-së, ndërsa në ndeshje u dallua edhe lojtari me përvojë Paul Pierce me 19 pikë e 6 asistime.
Keltët nuk janë duke humbur në 6 ndeshjet e fundit, ku arritën bilancin prej 20 fitoreve e 17 humbjeve.