KOSOVARI

Kosovari në All Starin turk
15 January, 2013 @12:33
Basketbollisti kosovar, Kenan Spahi, që aktualisht luan me ekipin e Bursës, Tofas, ka arritur që të futet në mesin e lojtarëve më të kërkuar dhe ka hyrë në ekipin All Star të Turqisë.
Ndeshja ekzibicionale All Star luhet ndërmjet basketbollistëve më të mirë vendor, ku bën pjesë edhe Spahi, pasi që ka nënshtetësi turke dhe të huajve që luajnë për klubet e ndryshme turke. Për përzgjedhjen e ekipit All Star kanë mundur të votojnë adhuruesit nga e mbarë bota.
Ndeshja do të zhvillohet më datën 20 janar, në Ulker Sports Arena.