NBA

REUTERS/Lucy Nicholson
Rrufeja godet diellin
15 January, 2013 @17:41
Nënkampioni Oklahoma, në Konferencën Perendimore, është duke shkuar me hapa të sigurta. Fitorja e 30-të erdhi kundër Phoenix Sunsit, të cilët i mposhtën me rezultat 102-90.
Në këtë ndeshje ishin të pandalshëm dyshja fantastike Durant - Westbrook, të cilët pothuajse luajtën vetëm në parket. Kevin Durant shënoi 41 pikë, ndërsa Russell Westbrook 36 sosh.
Me këtë triumf, Oklahoma City u bë skuadra me më së shumti fitore në NBA dhe kanë bilanc prej 30 fitoreve e 8 humbjeve.