Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STEPHEN CURRY

Nuk dihet koha e kthimit

REUTERS

Nuk dihet koha e kthimit


17 January, 2013 @16:55

Njëri ndër basketbollistët më të mirë të Golden State Warriors, Stephen Curry, është lënduar përsëri. Ndërsa se sa i duhet kohë për t’u shëruar nuk dihet.

Gjatë dy muajve, nuk kam pasur ndonjë problem me këmbën time dhe unë mendova se shpëtova nga lëndimi. Megjithatë ndodhi një fatkeqësi, dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë më tutje,” ka thënë vetë lojtari për faqen e NBA-së.

Curry, gjatë gjithë karrierës së tij, ka pasur probleme serioze me nyjen e këmbës së djathtë dhe mendon se duhet të pushojë një kohë. Lojtari i suksesshëm shtoi:

Tani është shumë herët për të thënë diçka, gjatë rentgenit nuk kemi hasur në ndonjë gjë negative, megjithatë do të sqarohet gjendja pas një kontrolli me më shumë detaje,” përfundoi Stephen Curry, i lodhur nga lëndimet.


 
Të gjitha lajmet nga NBA