TRANSFERI

Dështon transferi i Albatritit
17 January, 2013 @13:10
Aventura e Albatrit Berishës në skuadrën e Sigkos Bashkimit ka zgjatur vetëm një ditë. Basketbollisti prishtinas pasi erdhi në Prizren dhe u stërvit një ditë me Bashkimit, është rikthyer përsëri në skuadrën e 21-shit.
Berisha ka ende kontratë me RTV 21-shin dhe pas mosmarrëveshjes ndërmjet klubeve, 22 vjeçari ka bërë një hap prapa duke u rikthyer te ekipi prishtinas.
Me rikthimin e Berishës, Sigkos Bashkimi ka mbetur ende pa asnjë përforcim, përkundër 6 largimeve, pasi që Albatriti llogaritej të ishte përforcimi i vetëm deri më tani i portokallëve në afatin e janarit.